nen masen arrest ne shtepi ofroi marredhenie seksualearrestohet 49 vjecarja 68a5b9ba297f9

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

August 20, 2025
1 minut lexim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçare të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.



Sipas uniformave blu mësohet se kjo shtetase i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IM 2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Investim i rëndësishëm për ujësjellësin në rrugën “Avram Pisevski” (FOTO)

photo output 19
Lajmi i radhës

Miteva: Nga 8 arbitrazhe ndërkombëtare aktive, kjo Qeveri përfundoi me sukses 3 në favor të Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë