nen masa te rrepta sigurie mberrin ne gjykaten e shkodres autori i dyshuar i masakres me 2 te vrare dhe 2 te plagosur 68c27d4892f15

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Shkodrës autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur

September 11, 2025
1 minut lexim

Ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës, Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Nën masa të rrepta sigurie ai u shoqërua në gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë. Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës. Mes të plagosurve janë Erogen Vaso si dhe një kamariere.

Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit, teksa viktima të të shtënave mbetën dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Teksa u mor në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”,  ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

 

 

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lista serbe po e shuan kosoven opozita i jep krah halil geci me reagim te ashper 68c27ca350282
Lajmi i mëparshëm

“Lista Serbe po e shuan Kosovën, opozita i jep krah” – Halil Geci me reagim të ashpër

vrasja e charlie kirk i dyshuari ne kerkim cfare dihet deri me tani 68c27db3ae574
Lajmi i radhës

Vrasja e Charlie Kirk – I dyshuari në kërkim, çfarë dihet deri më tani

Të fundit nga

ShkoLartë