Këtë të premte, për rreth një orë Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje si person nën hetim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin.
Ai është marrë në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në favor të Partisë Socialdemokrate.
Tre ditë pas zgjedhjeve, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar celularin e Kristian Shkreli.
Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.
Ndërkohë SPAK vijon hetimet për personat e dyshuar për krime zgjedhore.
Burimi: botasot.info


