nela kosova nuk do yes sir ne presidence por nje qe nuk leshon pe ndaj 699ea26ee1fbd

Nela: Kosova nuk do ‘Yes-Sir’ në Presidencë, por një që nuk lëshon pe ndaj…

February 25, 2026
min lexim

Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar ashpër lidhur me postin e Presidentit të Kosovës, duke theksuar se ky funksion nuk është dekoratë, por përgjegjësi vendimtare në rrethanat aktuale politike.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhet një president “Yes-Sir”, por një figurë me aftësi të forta negociuese në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, që di t’u thotë “jo” ndërkombëtarëve kur cënohen interesat shtetërore.

Nela e konsideron si kompromise të dhimbshme neutralitetin ndaj Serbisë, Planin e Ahtisarit, fuqinë e zgjeruar të pakicës serbe dhe përcaktimin e Kosovës si shtet multietnik, duke theksuar se vendi ka tejkaluar fazën e lëshimeve.

Ai shton se Kosovës i duhet një president i pashantazhueshëm, me “fibër të fortë politike”, që nuk pranon asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që mbron interesat shqiptare në rajon.

Shkrimi i plotë:

PRESIDENTI I KOSOVËS!

Posti i Presidentit të Kosovës nuk është dekoratë apo medalje meritash!

Posti i Presidentit sidomos në këto kohë vendimtare për Kosovën asht mbi të gjitha aftësi negociuese në tryezēn e shahut politik rajonal e ndërkombëtar!

Kosovës nuk i duhet një ‘Yes-Sir’ president që nuk di apo nuk mundet të ju thotë jo ndërkombëtarëve!

Kosovës nuk i duhet një president që në mentalitet jargavitës e që ka kompleksin ‘ që Kosova duhet me dhanë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia!

Kosova e ka tejkalu prej kohesh fazën e kompromiseve të dhimbshme!

Kompromis i dhimbshëm e fort i dhimbshëm asht neutraliteti ndaj shtetit prej të cilit u nda dhunshëm e dhimbshëm në vitin 1913!

Kompromis shumë i dhimbshem është falja Serbisë e kishave shqiptare si kisha serbe dhe njohja e ekstraterriotalitetit të tyre si gozhda e Nastradinit brenda territorit të Kosovës!

Kompromis tejet i dhimbshëm është plani Ahtisari që i jep pakicave dhe sidomos asaj serbe nje fuqi koloniale që nuk e ka asnjë pakicë në asnjë vend të planetit tonë!

Kompromis asht që 3-5 % e popullatês kanë më shumë se 8 fishin e përfaqësimit në organin legjislativ e mbi të gjitha kanë fuqinë e vetos!

Kompromis i dhimbshëm dhe tejet i dhimbshëm është lejimi i percaktimit me Kushtetutë i Kosovës si shtet multietnik me 95% të popullates kombesi shqiptare e ku Maqedonia që ka 60 % të popullsise jo maqedone njihet si shtet i maqedonasve e nuk përcaktohet si shtet multietnik!

Kosovës nuk i duhet një president të cilit apo së cilës ja kanë zënë bishtin në derë me dosje në sirtar të cilën ja tundin sa herë ju duhet me i ba lëshimin e radhës Serbisë!

Kosovës i duhet një president me tru politik e i pashantazhueshëm që e kupton se Shqipëria Zyrtare sot është shtet i pushtuar nga një sekt tejet antishqiptar e nuk mund të jetë e as nuk është aleat apo mbështetës i Kosovës apo aspiratave të saj!

Kosovës sot i duhet një president që e kupton se Kosova sot asht e vetmja që mbron interesat shqiptare në Gadishullin Ilirik!

Kosovës sot i duhet një president me fibër të fortë politike!

Kosovës i duhet një dalzotës që NUK lëshon pe ndaj Lajçakëve të radhës!

Kosovës i duhet një president që nuk pranon asociacion kolonësh dhe mbi të gjitha me aftësi për ti bindur të huajt se pse asociacioni e vret Kosovën!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shqiperia ne bordin e paqes e perfaqesuar nga edi rama depozitohet ne shba se instrumenti i ratifikimit 699ea256625c1
Lajmi i mëparshëm

​Shqipëria në Bordin e Paqes e përfaqësuar nga Edi Rama, depozitohet në SHBA-së Instrumenti i Ratifikimit

ARTAN GRUBI VLEN BLACK BOX
Lajmi i radhës

VLEN: Panik në BDI nga “kutia e zezë” Artan Grubi!

Të fundit nga

ShkoLartë