negociatat per paqe trump ukraina ka probleme por besoj se mund tia dalim 692d6943193d5

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

December 1, 2025
1 minut lexim

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas raundit të fundit të negociatave mes SHBA-së dhe delegacionit ukrainas në Florida.



Komentet e tij vijnë ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, përgatitet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme.

Sipas palëve, diskutimet maratonë në Florida janë cilësuar “produktive”, megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, theksoi se “duhet ende shumë punë” përpara se të arrihet një dakordësi. Një burim nga delegacioni ukrainas i përshkroi bisedimet si “jo të lehta”.

Vizita e Witkoff-it në Moskë, e parashikuar për të martën, do të përfshijë takime me presidentin rus Vladimir Putin, ku pritet të trajtohen hapat e mundshëm drejt një zgjidhjeje diplomatike.

Trump, duke folur nga bordi i Air Force One, përmendi sfidat me të cilat përballet Kievi, përfshirë një hetim korrupsioni që çoi në shkarkimin e shefit të stafit dhe kryenegociatorit të presidentit Volodymyr Zelenskyy.

“Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira,” tha ai. “Por mendoj se ka shanse të mira që të arrijmë një marrëveshje.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hetimi i bbc ne gjeorgji policia mund te kete perdorur kimikate te luftes se pare boterore kunder protestuesve ja cfare simptomash u evidentuan tek te prekurit 692d650697a6d
Lajmi i mëparshëm

Hetimi i BBC në Gjeorgji/ Policia mund të ketë përdorur kimikate të Luftës së Parë Botërore kundër protestuesve, ja çfarë simptomash u evidentuan tek të prekurit

RIP SHPAT KASAPI
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi shpall ditë zie në nder të Shpat Kasapit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë