negociatat ne shtepine e bardhe zelensky i kerkoi trump garanci sigurie per ukrainen deri ne 50 vjet 69524f07e8b22

Negociatat në ‘Shtëpinë e Bardhë’, Zelensky i kërkoi Trump garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet

December 29, 2025
1 minut lexim

Garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet, i kërkoi Volodymyr Zelensky Donald Trump gjatë negociatave të djeshme në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Sipas asaj që ishte publikuar ditët e mëparshme, plani i paqes i Uashingtonit parashikonte garanci për 15 vjet, por presidenti ukrainas beson se kjo nuk është e mjaftueshme.

“I thashë Trump se do të donim shumë të shqyrtonim mundësinë (e garancive të sigurisë) për 30, 40, 50 vjet. Dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do ta shqyrtonte atë”, vuri në dukje Zelensky.

Gjatë deklaratave të bëra nga të dy udhëheqësit pas negociatave, Trump theksoi, duke iu referuar garancive të sigurisë, se “një ose dy çështje mbeten të pazgjidhura” , me kohëzgjatjen e tyre – sipas komenteve të Zelensky -t sot – që është njëra prej tyre.

Në aspekte të tjera, presidenti amerikan theksoi se “kemi bërë përparim të konsiderueshëm, kemi mbuluar mbi 95% të çështjeve. Jemi shumë afër një marrëveshjeje – jemi shumë më afër se kurrë, pa këtë të thotë se ka një marrëveshje përfundimtare. Nëse gjithçka shkon siç është sot, atëherë brenda pak javësh lufta do të ketë mbaruar”. Zelensky

ishte në të njëjtën gjatësi vale, duke thënë se “pothuajse kemi arritur 100%”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te pakten 13 te vdekur dhe dhjetera te lenduar pasi nje tren doli nga shinat ne meksike 69524d55067ca
Lajmi i mëparshëm

Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tren doli nga shinat në Meksikë

kater dite pa uje qytetaret e vlores dynden te burimi i ujit te ftohte 6952521291cf4
Lajmi i radhës

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Të fundit nga

ShkoLartë