nebi hoxha kerkon deshmi se osman selmani ka qendruar ne cegran gjate luftes dhe nuk ka kryer krime lufte 6a5957721b1f9

Nebi Hoxha kërkon dëshmi se Osman Selmani ka qëndruar në Çegran gjatë luftës dhe nuk ka kryer krime lufte

July 17, 2026
1 minut lexim
image 1 17

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja e tij, informon Telegrafi.

Sipas njoftimit të familjes, Selmani aktualisht ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po përballet me akuza që familjarët i cilësojnë si të pabazuara dhe të pavërteta.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ndërmarrësi, Nebi Hoxha.

Ai përmes një apeli në profilin e tij në Facebook, shkruan se në periudhën për të cilën Serbia po e akuzon Selmanin për krime lufte, i njejti ka qenë në Kampin e refugjatëve në Çegran të Gostivarit.

“Qytetari Osman Selmani nga Prishtina ndodhet në paraburgim në Serbi, nën akuza për krime lufte, në një proces që familja dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë të pabazuar. Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruan Hoxha.

Ai ka lutuar të gjithë aktivistët dhe organizatat që kanë qenë aktive në atë periudhë, të dëshmojnë të vërtetën përmes fakteve dhe të lirohet Osman Selmani inga akuzat e pabaza.

“Prandaj, kërkojmë ndihmën e të gjithë atyre që kanë punuar në UNHCR, the UN Refugee Agency, Crven Krst na RM, apo organizata të tjera humanitare në Kampin e Refugjatëve në Çegran gjatë vitit 1999.Nëse posedoni lista, dokumente, fotografi ose keni dijeni që dëshmojnë se Osman Selmani ka qenë refugjat në kamp gjatë periudhës prill–qershor 1999, ju lutemi të na kontaktoni.Çdo informacion mund të jetë vendimtar për të dëshmuar të vërtetën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga akuzat e padrejta.Ju lutemi ta shpërndani këtë apel. Faleminderit!#IFRC, #NATO, #OSBE, #IOM, #UNICEF, #Médecins Sans Frontières (MSF), #Caritas, #Mercy Corps, #CARE, #OXFAM,”, thuhet në apelin e tij.

Kujtojmë se rasti gjyqësor i Selmanit pritet të zhvillohet në Beograd, ndërsa familja e tij paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje shkupjan i kerkuar me urdherarrest per vuajtjen e nje denimi me burg prej nje viti e gjysme 6a595621242df
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një shkupjan i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti e gjysmë

Të fundit nga

ShkoLartë