Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishti ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me sëmundje malinje ka mbetur i njëjtë me vitin paraprak, rreth 2 mijë e 100 pacientë, çka sipas tij përbën një shenjë pozitive.
Ai tha për EO tha se shqetësuese mbetet rritja e rasteve te moshat 30–50 vjeç.
“Ka qenë një vit me plot sfida, një vit të cilin Klinika e Onkologjisë e ka përmbyllur me sukses, me trajtime adekuate për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime. Një vit ku kemi futur një aparaturë të re në funksion në shërbimin e radioterapisë, që në masë të madhe do ta lehtësojë punën e stafit dhe do të rrisë sigurinë në trajtimin e pacientëve me rrezatim. Kjo shënon një kthesë të madhe në Klinikën e Onkologjisë dhe në të njëjtën kohë gjatë vitit 2025 kemi aktivizuar kartelën elektronike për pacientët, që në masë të konsiderueshme lehtëson punën e pacientëve të cilët trajtohen dhe marrin shërbime në klinikën tonë. Meqenëse sëmundjet malinje janë në rritje në çdo vend, Kosova në këtë vit sëmundjet malinje e gjen me numër të njëjtë me vitin paraprak. Deri në fund të vitit ne do të regjistrojmë dhe do të identifikojmë pacientët të cilët për herë të parë kanë hyrë në klinikën tonë, janë një numër gati dy mijë e 100, që është numri i njëjtë me vitin 2024 dhe kjo është një shenjë e mirë që të mos kemi një numër më të lartë. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky numër të mbetet së paku kaq ose të ulet, që ta kemi më të lehtë përballimin e këtij fluksi të pacientëve dhe t’i trajtojmë në mënyrë korrekte”, ka deklaruar Kurtishi.
Drejtori i Onkologjisë theksonise incidenca e sëmundjeve malinje te personat nën 50 vjeç është në rritje, ndërsa rastet te moshat mbi 60 vjeç po shënojnë rënie të lehtë. Ai nënvizon se Klinika e Onkologjisë mbetet institucioni i vetëm publik që trajton shumicën dërrmuese të këtyre rasteve dhe se investimet e fundit e kanë bërë atë konkurruese me vendet e rajonit, duke theksuar se Klinika trajton çdo ditë qindra pacientë, ndërsa gjatë javëve të ngarkuara ofron shërbime për mbi 900 pacientë.
Burimi: botasot.info


