ne vijim akreditimi i vezhguesve per zgjedhjet lokale te 19 tetorit 68aae1fe475dc

Në vijim akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit

August 24, 2025
min lexim

Shkup, 24 gusht – Në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale 2025, në vijim është kërkesa për akreditim për vëzhgim dhe raportim të zgjedhjeve të planifikuara për 19 tetor. Deri më tani, për vëzhgim të zgjedhjeve është akridituarvetëm Qendra Kulturore Rinore Manastir.

Afati për kërkesën për vëzhgim filloi në ditën e shpalljes së zgjedhjeve dhe mbaron dhjetë ditë para ditës së votimit, gjegjësisht më 8 tetor në mesnatë. Kërkesa për vëzhgim të zgjedhjeve mund të dorëzojnë të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, të cilat janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së zgjedhjeve, ndërsa statutet e të cilave përfshijnë parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe përfaqësuesit e mediave. Parashtruesit e kërkesës për vëzhgim të zgjedhjeve dorëzojnë një Kërkesë për regjistrimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e mediave të huaja dorëzojnë një Formular për akreditim të mediave. Të dy kërkesat janë të disponueshme në ueb faqen www.sec.mk.

Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës, paraqesin një kopje të Statutit të Shoqatës, një kopje të regjistrimit pranë një autoriteti kompetent, një listë vëzhguesish dhe një kopje të një dokumenti identifikimi të vëzhguesve të propozuar.

Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, paraqesin edhe një Listë të vëzhguesve dhe një kopje të dokumenteve të identifikimit të vëzhguesve të propozuar.

Përfaqësuesit e mediave të huaja, përveç Kërkesës për akreditim të mediave, paraqesin një listë të gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe një kopje të një dokumenti identifikimi.

Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen një procesi akreditimi.

Kërkesat me shtojcat e nevojshme dorëzohen në email adresën [email protected], më së voni dhjetë ditë para ditës së votimit, përkatësisht më së voni deri më 8 tetor 2025, deri në orën 24:00.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtruesve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve që plotësojnë kërkesat më së voni 7 ditë pas marrjes së kërkesës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alarm ne kursk shperthen zjarri ne centralin berthamor pas rrezimit te dronit rus nuk raportohet per viktima 68aae0869af5b
Lajmi i mëparshëm

Alarm në Kursk! Shpërthen zjarri në centralin bërthamor pas rrëzimit të dronit rus, nuk raportohet për viktima

tjeter aksident ne fier makina merr para kalimtarin i plagosuri ne gjendje kritike 68aae397c1a36
Lajmi i radhës

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë