ne tremujorin e dyte renie prej 63 per qind te udhetareve me autobus ne nivel vjetor 68ada1169a9c8

Në tremujorin e dytë rënie prej 6,3 për qind të udhëtarëve me autobus në nivel vjetor

August 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 gusht – Në tremujorin e dytë të këtij viti, në transportin rrugor janë transportuar 10.007.000 udhëtar, që është ulje për 6,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Ulje më të madhe prej 27,7 për qind ka në transportin ndërkombëtar, ku pasojnë transporti urban me rënie prej 10,6 për qind, transporti mes qyteteve me 5,2 për qind, si dhe transporti periferik 3,5 për qind.

Numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti është 256.889.000 dhe është rritur për 19,3 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Në transportin urban është rritur për 35,4 për qind, në transportin periferik është rritur për 9,1 për qind, në transportin ndërkombëtar është rritur për 32,5 për qind, ndërsa ulje prej 0,2 për qind është regjistruar në transportin mes qyteteve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

UBO ANKETA
Lajmi i mëparshëm

UBO: Në Çair VLEN me epërsi të qartë ndaj Aleancës Kombëtare për Integrim

autor i disa vjedhjeve ne qytetin e vlores policia arreston 37 vjecarin 68ada2b31778f
Lajmi i radhës

Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin

Të fundit nga

ShkoLartë