ne tabanoc pritet deri ne 30 minuta rruga deri ne vk pellince eshte e mbyllur deri ne oren 16 687f365e628db

Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta, rruga deri në VK Pellince është e mbyllur deri në orën 16

July 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 korrik – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga shteti shënohet frekuentim i rritur i automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të sigurohet gara çikliste HRONO, për t; cilin shkak do të jetë në ndërprerje komunikacioni në rrugën rajonale kufitare “Pelincë” në segmentin nga udhëkryqi për fshatin Dragomanc deri në Qendrën Memoriale KAÇKM në fshatin Pelincë.

Gjithashtu, sot prej orës 8:00 deri në orën 17:00 do të sigurohet gara çikliste “MOINTAIN BAJK (trajnim)”, me ç’rast komunikacioni në rrugën në fshatin Dobërshan në rrugën rajonale për në Sveti Nikole deri në vendin e quajtur “Studena Voda” do të jetë i mbyllur.

Mbyllje të përkohshme të rrugës rajonale Kumanovë – vendkakimi kufitar “Pelince” është planifikaur për tre ditët e ardhshme.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 9
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë!

aksident ne shkoder makina del nga rruga dhe perplaset me nje dyqan 4 te plagosur 687f3fbed4f1f
Lajmi i radhës

Aksident në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplaset me një dyqan, 4 të plagosur

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë