ne stankaj te rugoves u lirua nje prone e uzurpuar 6a466c5335c9d

Në Stankaj të Rugovës u lirua një pronë e uzurpuar

July 2, 2026
1 minut lexim

Vazhdoi lirimi i pronave të uzurpuara të Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, tha se çdo pronë e uzurpuar do t’i kthehet ministrisë, njoftoi MBPZhR.

Postimi i plotë i MBPZhR-së:

MBPZhR vazhdon lirimin e pronave të uzurpuara të Institutit Bujqësor të Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka vazhduar sot zbatimin e vendimit të Ministrit, z. Armend Muja, për lirimin dhe rikthimin në posedim të ligjshëm të të gjitha pronave të uzurpuara që janë në administrim të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në kuadër të këtij procesi, sot është liruar prona e MBPZhR-së – Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës, në zbatim të Marrëveshjes së Ndërmjetësimit nr. ND.nr.430/25, të datës 19.12.2025, të miratuar me Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Ky veprim përfaqëson vazhdimin e zbatimit të vendimit të Ministrit Armend Muja, sipas të cilit çdo pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës që është uzurpuar ose shfrytëzohet pa bazë ligjore do t’i rikthehet posedimit të ligjshëm të Ministrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.

MBPZhR do të vazhdojë me identifikimin, lirimin dhe mbrojtjen e të gjitha pronave në administrimin e saj, duke ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor dhe administrativ për garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të pasurisë publike.

Ministria u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës që të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve kompetente, duke mundësuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pasurisë publike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish drejtori i cia s padit administraten e presidentit donald trump 6a4667c7c568f
Lajmi i mëparshëm

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën e presidentit Donald Trump

inceneratori i tiranes spak dergon per gjykim klodian zoton mirel mertirin dhe 10 te tjere 6a466cd050625
Lajmi i radhës

Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe 10 të tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë