ne sistemin shendetesor te maqedonise mungojne 6 000 infermiere pohon unioni i shoqatave te infermiereve 687b5df7cdbb6

Në sistemin shëndetësor të Maqedonisë mungojnë 6.000 infermierë, pohon Unioni i shoqatave të infermierëve

July 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 korrik – Kushtet më të mira të punës, njohja e arsimit, rikualifikimet nga një specializim në një tjetër, trajnimi i mëtejshëm, pagat më të larta janë disa nga arsyet për të cilat infermierët po largohen për të punuar në vende të tjera. Me mungesë të infermierëve po përballen vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë, por edhe disa nga vendet e tjera evropiane, shkruan Zhurnal.mk

Unioni i shoqatave të infermierëve, i udhëhequr nga Shoqata “Për ne”, apelon që të hapen konkurse për punësimin e infermierëve, pasi mungojnë 6.000 të tillë. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë në proces punësimet e 240 infermierëve dhe se është planifikuar që në periudhën e ardhshme të punësohet numër dyfish më i madh i infermierëve në institucionet publike shëndetësore në të gjithë shtetin.

– Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, në Maqedoni ka 9.200 infermierë, që do të thotë se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël në krahasim me numrin e banorëve. Në vend mungojnë rreth 40 për qind e infermierëve dhe nëse duhet të jemi 14.000-15.000 infermierë, atëherë mungojnë rreth 6.000, thotë në një deklaratë për MIA kryetarja e Unionit të Shoqatave, Gordana Beshlioska.

Ajo thekson se kohët e fundit ka një trend të largimit të infermierëve tanë drejt Sllovenisë dhe Kroacisë, ku ka dhoma të infermierëve, arsimi iu njihet, të ardhurat personale janë shumë më të larta, ka konkurse të hapura në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të punësohesh menjëherë.

– Nuk mund t’i lejoni infermierët të largohen në pension, të keni infermierë me kontrata vepre, të mos i punësoni për vite të tëra në spitale. Ky është një paradoks i paparë. Në këtë mënyrë, ne vetë i detyrojmë të ikin. Në spitalet e vendeve të rajonit ka rikualifikime nga një specializim në tjetrin, i trajnojnë dhe i avancojnë për të plotësuar njësitë kritike dhe kujdesin intensiv, thotë Beshlioska dhe thekson se duhet të ketë konkurse të vazhdueshme, ashtu siç ka në Serbi, Kroaci dhe vendet e tjera të rajonit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendin e presin temperatura te larta ministria e shendetesise rekomandon kujdes 687b590d4e72c
Lajmi i mëparshëm

Vendin e presin temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë rekomandon kujdes

levizte ne shetitoren e shengjinit me arme zjarri me fishek ne fole pranga 21 vjecarit 687b675887cd4
Lajmi i radhës

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë