ne shume fshatra nuk ka uje te pijshem natyra kuci ben premtimin per qytetaret e decanit 686d57df252a2

“Në shumë fshatra nuk ka ujë të pijshëm” – Natyra Kuçi bën premtimin për qytetarët e Deçanit

July 8, 2025
1 minut lexim

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi në “DPT te Fidani”, tha problemi i ujit të pijshëm në Deçan do të zgjidhet me qeverisjen e saj.

Ajo tha se beson që fondet që kanë ardhur për ujësjellësin janë vjedhur, dhe se ujësjellësi nuk është prioritet.

“Nuk mundesh me bashkjetu me një pushtet që nuk e rregullon as problemin me ujë të pijshëm që 23 vjet. Në plot fshatra nuk ka hiç, fare. Këtu është problemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm. Do të thotë, qysh e shpjegoj unë të gjitha komunat e tjera e kanë rregullu këtë problem. Këta e kanë pasë fokusin te asfalti se te asfalti vidhet”, tha Kuçi.

Kandidatja e PSD për kryetare të Deçanit ndër tjerash tha se edhe gjendja e sportit në Deçan është shumë e keqe.

Ajo i bëri thirrje komunës që t’i jap qasje për të parë se sa klube financohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protagonist me realin ne boteror francezi enderroj ta mbyll ketu karrieren 686d57dc03153
Lajmi i mëparshëm

Protagonist me Realin në Botëror, francezi: Ëndërroj ta mbyll këtu karrierën

shikoni momentin e arritjes se stuhise ne split 686d59087f91b
Lajmi i radhës

Shikoni momentin e arritjes së stuhisë në Split

Të fundit nga

ShkoLartë