ne shtepine e shendetit ne kumanove mungojne mjeket 691a421001ed7

Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë mungojnë mjekët

November 16, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 16 nëntor – Lëvizjet dhe transferimet e fundit të mjekëve nga reparte të ndryshme, e institucione të ndryshme shëndetësore kanë prekur edhe ISHP Shtëpinë e Shëndetit” në qytetin e Kumanovës. Në një prononcim për TVM2, drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Sedat Zulbeari, na njoftoi se një numër i konsiderueshëm i mjekëve të repartit të Ndihmës së Shpejtë, për shkak të specializimit janë detyruar të transferohen në Spitalin e Kumanovës, me çka vendet e tyre kanë mbetur bosh dhe pa zëvendësime.

“Kemi nevojë për mjek për tek reparti i Ndihmës së Shpejt, pasi që atje kohëve të fundit kemi disa lëvizje të mjekëve tanë që shkojnë në specializime dhe automatikisht transferohen në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, andaj edhe do të na krijohet një zbrastirë”, theksoi, Zulbeari.

Zulbeari thekson se me patjetër duhet të hapen konkurse për punësime të reja dhe të plotësohen këto vende të zbrazëta.

“Mendoj që për momentin kemi nevojë për hiq më pak se 5 mjek në këtë repart me qëllim që ta plotësojmë minimumin e ndoshta edhe për më tepër. Me anë të këtyre iniciativave synojmë që ta rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve në institucionin tonë.”, shtoi mes tjerash Sedat Zulbeari.

Ndryshe, vlen të theksohet se në objektet e ISHP “Shtëpia e shëndetit” në Kumanovë, nëpër objektet e saj po kryhen një sërë investimesh në infrastrukturë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sejdiu i reagon kostovskit komunat u takojne qytetareve jo etnive 691a3af595eae
Lajmi i mëparshëm

Sejdiu i reagon Kostovskit: Komunat u takojnë qytetarëve, jo etnive

java nis me shtrengata shiu debore dhe ngrica ministra e mbrojtjes thirrje per kujdes ja qarqet me te rrezikuara 691a4421ddaaf
Lajmi i radhës

Java nis me shtrëngata shiu, dëborë dhe ngrica! Ministra e Mbrojtjes thirrje për kujdes, ja qarqet më të rrezikuara

Të fundit nga

ShkoLartë