ne shqiperi ka grupe te lidhura me iranin paralajmerimi i ambasades se shba se ish ushtaraku informacioni ka ardhur nga jashte qeveria po gabon 69cea89ef227d

“Në Shqipëri ka grupe të lidhura me Iranin”, paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ish-ushtaraku: Informacioni ka ardhur nga jashtë! Qeveria po gabon

April 2, 2026
1 minut lexim

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së, në lidhje me sulmet që mund të kryejnë grupet e lidhura me Iranin në vendin tonë.

Meçollari tha se Ambasada specifikoi se grupe të lidhura me Iranin, janë në vendin tonë dhe mund të kryejnë sulme terroriste.

“Ambasada i bën këto paralajmërime në bazë të informacioneve të inteligjencës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit. Në Ambasadë ka një zyrë që ka një shef për informacionin, që do të thotë që informacioni nuk është ajo që thotë kryeministri”, theksoi ai në Top News.

Më tej, ish-ushtaraku tha se qeveria po gabon me mosvlerësimin e këtyre informacioneve.

Meçollari: Parlajmërimi i Ambasadës ishte i qartë. sidomos fjalia e parë, ku ajo specifikonte që janë grupe të lidhura me Iranin, që do të thotë që nuk janë grupe të Iranit, por janë grupe të stacionuara në Shqipëri. E dyta, njoftimi të lë të nëkuptosh që nuk kemi me një akt të mirëfilltë ushtarak, me raketa, por kemi të bëjmë me një akt terrorist. Dhe e treta ajo specifikoi se cilat janë objektet e mundshme objektiv i këtyre grupeve. Po ata shohësh, ajo nuk është një paralajmërim i përgjithshëm, por specifik.

Ambasada i bën këto paralajmërime në bazë të informacioneve të inteligjencës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit. Në Ambasadë ka një zyrë që ka një shef për informacionin, që do të thotë që informacioni nuk është ajo që thotë kryeministri. Pra informacioni nuk mund të jetë vetëm nga Shqipëria, por mund të ketë ardhur edhe nga jashtë vendit.

Por ti në këto kushte, të thuash që kjo është një hamendësim, është fyerje. Nënvlerësimi i informacionit të dhënë nga Amabasada është një pikëpyetje, sepse Ambasada thekson se informacionet ia kemi kaluar qeverisë shqiptare. Kjo tregon që qeveria i ka këto informacione por si vlerëson.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministri shqiptar i bujqesise andis salla nis viziten zyrtare ne prishtine 69cea7b8cec01
Lajmi i mëparshëm

Ministri shqiptar i Bujqësisë, Andis Salla, nis vizitën zyrtare në Prishtinë

kanye west ndalon koncertin ne los angeles per shkak te nje deshtimi teknik 69ceaa38caee1
Lajmi i radhës

Kanye West ndalon koncertin në Los Angeles për shkak të një dështimi teknik

Të fundit nga

ShkoLartë