ne rastin e ballukut spak u tregua politik curri ne janar rama mund te 6941d11560def

“Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…

December 16, 2025
1 minut lexim

Analisti Arjan Curri ka komentuar kërkesën e SPAK dërguar Kuvendit, që konsiston në heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, që më pas t’i hapet rruga për arrestim, duke e cilësuar vendimin si tërësisht politik.

Curri u shpreh se kryeministri Rama ka ngelu i vetëm në qeverisje dhe sipas tij, ai mund të bëjë edhe një reformim të qeverisë pas janarit.

“SPAK ka edhe politikën penale, nuk e nxjerrim dot nga politika SPAK-un. Në rastin e Belindës SPAK u tregua politik. Kjo ndodh kudo. Politika do vazhdojë sepse SPAK ka instrumentet e tij dhe qeveria të saj. SPAK ja dha kohën ballukut por ajo nuk u tërhoq. Ideja është që kryeministri nuk e dinte që mbas asaj fitores me GJK, nuk e dinte që do i vinte kjo. E dinte.

Unë besoj qe do ti futemi një spiraleje lufteje se kush do dorëzohet i pari. SPAK do të vazhdojë ta ndajë ata telefonin në shumë nënçështje dhe për çdo çështje Prençi mund të kërkojë shumë masa. Mund të kërkoje edhe masë pezullimi Prençi p.sh. për Lotin3.  Rëndësi ka që Prençi do e çojë 20 herë në Gjykatë. Çfarë do bëjë Rama. Si del Rama. Del keq nëse do e bëjë mbrojtjen e Ballukut. Del me keq akoma po ta mbrojë. Rama ka ngelu i vetëm tani pa pasur asnjë person më të cilin mund ta qeveris. Në janar mund të bëj një rifreskim të qeverisë’, u shpreh Curri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

petreski nese miratohen reformat komunat nuk do te mund ti keqperdorin parate publike 6941cf3f28642
Lajmi i mëparshëm

Petreski: Nëse miratohen reformat, komunat nuk do të mund t’i keqpërdorin paratë publike

kosova u18 ne turneun e rendesishem ne belgjike 6941d176590f0
Lajmi i radhës

Kosova U18 në turneun e rëndësishëm në Belgjikë

Të fundit nga

Disa fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë

Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të
ShkoLartë