ne rasti denimi cfare kerkon mbrojtja e thacit nga trupi gjykues 69d3edb8067af

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

April 6, 2026
min lexim

Me 18 shkurt, u mbajt seanca e fundit me deklaratat permbyllese.

Pas kësaj, trupi gjykues në rastin Thaçi dhe të Tjerët në Dhomat e Specializuara në Hagë, u tërhoq për ta marrë vendimin.

E për këtë të fundit, mbrojtja po vlerëson që më i drejti është lirimi nga të gjitha akuzat ndaj katërshës së UCK-së.

Edhe në dosjen finale, kjo ishte thirrja kryesore e mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, këtu nuk u la pa përmendur edhe skenari më i keq.

Në rast dënimi, mbrojtja e ish-presidentit, ka kërkuar që vendimi të mbështetet në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë rast, dënimi maksimal nuk mund të jetë më i madh sesa 15 vjet burgim.

Edhe në këtë dënim, sipas mbrojtjes trupi gjykues duhet t’i ketë parasysh lehtësirat.

“Së pari, nuk është ekzagjerim të thuhet se nuk do të kishte Dhoma të Specializuara nëse nuk do të ishin përpjekjet e THAÇI-t. Së dyti, më 5 nëntor 2020, THAÇI dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës, iu dorëzua vullnetarisht zyrtarëve të KSK-së në Kosovë. Së treti, edhe kur ishte Kryetar Shteti, THAÇI u mor në pyetje të plota nga ZPS-ja në disa raste, duke dëshmuar bashkëpunim të mëtejshëm me DHSK-në”.

Këto arsye të mbrojtjes, vlerësohet se janë në përputhje edhe me dëshmitë e dëshmitarëve të saj.

“Dëshmitarët të rangut ndërkombëtar, e të cilët kanë pasur informacione të mjaftueshme në lidhje me veprimet që kanë ndodhur në Kosovë, kanë dhënë argumente të fuqishme të cilët kanë theksuar se çdoherë kanë qenë në koordinim me ta dhe kanë qenë njerëz të besueshëm. Ashtu që, dëshmitë e argumentet e tyre, mendoj se nuk ka pasë asnjë veprim i tyre i cili kishte me qenë në kundërshtim me normat vendore dhe ndërkombëtare”, vlerëson avokati Kadri Osaj.

Lista e lehtësirave që Gjykata Speciale do duhet t’i përfshijë në vendimin e saj përfundimtar ndaj Thaçit, sipas mbrojtjes janë edhe deklaratat e tij rreth bashkëjetesës mes popujve, si dhe viktimave të luftës në Kosovë.

“Së katërti, trupi gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se THAÇI bëri deklarata të shumta në favor të bashkëjetesës paqësore, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje kundër fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999. Së pesti, gjatë deklaratave hapëse të këtij gjyqi, THAÇI shfrytëzoi rastin për të shprehur hidhërimin dhe keqardhjen e tij për dhimbjen e të gjitha viktimave të luftës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo pikëpamjeve politike.Së gjashti, pa mbështetjen e THAÇI-t, ndërtimi i institucioneve pas konfliktit në Kosovë ‘do të kishte qenë shumë më i vështirë’. Së fundmi, THAÇI-t iu dha lirim i përkohshëm katër herë dhe në çdo kohë iu bind urdhrave të trupit gjykues dhe tregoi sjellje shembullore”, thuhet nga mbrojtja e Thaçit.

Më 19 maj përfundon afati kohor fillestar për trupin gjykues që ta shpallin verdiktin e tyre ndaj akuzave për krime lufte e krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Mirëpo, trupi gjykues mund ta shfrytëzoj edhe afatin shtesë prej dy muaj, deri në marrjen e një aktgjykimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli avancon pushtimin tokesor te jugut te libanit 69d3ecbf32078
Lajmi i mëparshëm

Izraeli avancon pushtimin tokësor të jugut të Libanit

ja menyra e punes se brahos ne drejtimin e prokurorise llabani ka dosje per mazhorancen por edhe opoziten 69d3eea01190b
Lajmi i radhës

“Ja mënyra e punës së Brahos në drejtimin e prokurorisë”, Llabani: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

Të fundit nga

ShkoLartë