ne prag te vitit te ri siljanovska davkova i vizitoi femijet ne klinikat per femije ne shkup 6955a6766a65c

Në prag të Vitit të Ri, Siljanovska Davkova i vizitoi fëmijët në klinikat për fëmijë në Shkup

January 1, 2026
1 minut lexim

Në prag të Vitit të Ri, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka vizituar fëmijët në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe të Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle.

Presidentja në publikimin në profilin e saj në Fejsbuk potencoi se në sytë e fëmijëve ka parë shpresë të sinqertë për shërim të shpejtë, ndërsa në fjalët e mençura vendosshmëri për ballafaqim me sëmundjen.

“Është ndjenjë e bukur me paketë në dorë të flasësh me miq të rinj për Babadimrin, për lojë, për mësim dhe argëtim. Ia vlen të përpiqesh t’ua largosh mendjen nga spitali për një moment dhe t’i bindësh se do të jenë në shtëpi natën e Vitit të Ri të ardhshëm. Ndihesh i dobishëm kur një fëmijë të kërkon një numër telefoni për të të telefonuar ose kur të thotë dëshirën e tij më të madhe, e ju uroni të njëjtën gjë për të. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për takimin e sotëm, i cili do të më kujtojë balerinat vizatimore të Ajlas dhe Tijanas”, shkroi Siljanovska Davkova.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga zemra per lexuesit urim per nje vit te ri me te mire 6955a5d8982bd
Lajmi i mëparshëm

Nga Zemra për Lexuesit: Urim për një Vit të Ri më të mirë

adriatik lapaj shtron darken e vitit te ri poshte zyres se rames ne oren 1200 ju pres ne shesh 6955b3b58327b
Lajmi i radhës

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë