ne prag te vitit te ri policia e kosoves shperndane dhurata per femije 694c11136e387

Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijë

December 24, 2025
1 minut lexim

Policia në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Pejës e Prizrenit, ka shpërndarë dhurata për fëmijët.

Kjo me rastin e festës së Vitit të Ri, ku dhe u realizuan aktivitetet festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që t’u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

“Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se projekti i organizuar me përkushtim nga Policia e Kosovës, u prit shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërsa fëmijët shprehën entuziazëm dhe gëzim të veçantë gjatë pranimit të dhuratave.

“Policia e Kosovës u uron qytetarëve festat duke ju dëshiruar vit të mbarë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryepeshkop joani uron besimtaret krishtlindja rreze shprese 694c0ef339dfe
Lajmi i mëparshëm

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

sezoni festiv sjell nje ndryshim nga fustanet te kostumet elegante 694c12316d4cd
Lajmi i radhës

Sezoni festiv sjell një ndryshim: Nga fustanet te kostumet elegante

Të fundit nga

ShkoLartë