ne naten e vitit te ri kurti te policet dhe ushtaret e kosoves 6956259ea1383

Në natën e Vitit të Ri, Kurti te policët dhe ushtarët e Kosovës

January 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, me rastin e festës së Vitit të Ri, i vizitoi policët dhe ushtarët e Kosovës, që shërbejnë në natën e ndërrimit të moteve.

Gjatë qëndrimit të tij në stacionin qendra, me pjesëtarët e rendit, Kurti shprehu vlerësoi, të lartë për angazhimin e tyre.

“Shpreh vlerësimin tim të lartë për të gjithë djemtë e vajzat tona në uniformë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike në Republikën tonë”, deklaroi Kurti.

“Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, theksoi ai.

Kurse fiks në ora 00:00, shefi i ekzekutivit në detyrë shkoi dhe takoi edhe ushtarët e FSK-së ku u prit nga komandanti Bashkim Jashari.

“Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të palëkundur, ushtarët tanë mishërojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe përgjegjësisë për sigurinë e Republikës sonë. Ata janë garanci për paqen në vend dhe për një të ardhme të sigurt të Republikës”, tha i pari i Qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhje protesta kaos ne parlament dhe zyrtare te larte nen lupen e drejtesise 2025 a viti i sfidave ne politike ngjarjet qe shenjuan vitin qe lame pas 6956244710342
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhje, protesta, kaos në Parlament dhe zyrtarë të lartë nën lupën e drejtësisë! 2025-a, viti i sfidave në politikë, ngjarjet që shënjuan vitin që lamë pas

qiproja merr presidencen e radhes te be se 695625b460b07
Lajmi i radhës

Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë