ne moshen 28 vjecare ndahet papritmas nga jeta aktorja e njohur 6863ee2c39fc8

Në moshën 28-vjeçare, ndahet papritmas nga jeta aktorja e njohur

July 1, 2025
1 minut lexim

Industria e filmave për të rritur është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Kylie Page.

Ylli 28-vjeçar, e cila mori vëmendje edhe nga publiku i gjerë përmes dokumentarit të Netflix Hot Girls Wanted: Turned On, ndërroi jetë më 25 qershor në Los Angeles, ka konfirmuar Mjekësia Ligjore e Qarkut të Los Angeles për AVN.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, pasi hetimet janë në vazhdim.

Menjëherë pas lajmit të dhimbshëm, miqtë e afërt të Kylie kanë ndarë dedikime prekëse në rrjete sociale. Aktorja tjetër e industrisë, Leah Gotti, rrëfeu se miqësia e tyre kishte nisur që në moshën 18-vjeçare kur jetonin në të njëjtën “shtëpi modelesh”.

“E gjitha që mund të them është se ajo ishte një shpirt plot dritë,” tha Gotti për AVN më 26 qershor. “Ajo kishte një buzëqeshje që të infektonte me gëzim. E donte jetën dhe lirinë, dhe gjithmonë dinte të qeshte.”

Modelja e OnlyFans, Tommy Grey, ndau një dedikim emocional në Instagram, ku shkroi:
“Ne u rritëm bashkë, qindra milje nuk e kishin kurrë rëndësinë që kishte afërsia e zemrave tona. U bëmë gra bashkë – nëpërmjet të qeshurave, telefonatave të vona, ankthit, depresionit dhe netëve kur nuk mendonim se do ia dilnim deri në mëngjes.”

Edhe kompania e njohur e produksionit Brazzers, me të cilën Kylie kishte bashkëpunuar, reagoi në rrjetin X (ish-Twitter):
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kylie Page. Ajo do të mbahet mend për të qeshurën, mirësinë dhe dritën që përhapte kudo që shkonte. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe fansat e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendoset gurthemeli i shkolles se mesme te mjekesise ne gjilan 6863ed0055d42
Lajmi i mëparshëm

Vendoset gurthemeli i Shkollës sē Mesme të Mjekësisē në Gjilan

bujar osmani me sjellje arrogante ndaj gazetareve shtyn gazetarin per dore pasi e pyeti edi ramen pse seshte me shqiptaret 6863f00ca490f
Lajmi i radhës

Bujar Osmani me sjellje arrogante ndaj Gazetarëve! Shtyn gazetarin për dore, pasi e pyeti Edi Ramën pse sështë me shqiptarët!

Të fundit nga

ShkoLartë