ne morine per 24 ore kane hyre e dale mbi 10 200 persona e 4700 automjete 68ea7a20679a6

Në Morinë për 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 10.200 persona e 4700 automjete

October 11, 2025
1 minut lexim

Në pikën kufitare të Morinës, edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, ritmi i lëvizjeve mbetet i lartë. Kjo fundjavë, ndryshe nga e kaluara kur temperaturat ishin më të ulëta, ka sjellë një fluks të shtuar udhëtarësh.

Të pasionuarit pas hiking dhe sporteve të tjera malore nuk ngurrojnë të vizitojnë atraksionet turistike të Kukësit, por edhe të zonave përreth.

“Jemi një grup peshkatarësh nga Prishtina dhe do të eksplorojmë zonën e Kukësit”, tha një udhëtar.

Po ashtu, shumë udhëtarë të tjerë po shfrytëzojnë fundjavën për të udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

“Jemi nga Prizreni dhe jemi nisur për Tiranë, pak për qejf pak për punë”, u shpreh një tjetër udhëtar.

Gjatë këtij muaji, vijon kontrolli i udhëtarëve përmes sporteleve, me përjashtim të fundjavave. Ndërkohë, pas muajit tetor pritet të rikthehet procedura e përshpejtuar e kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të qëndrojë në fuqi deri në muajin shkurt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur 68ea7a193d70f
Lajmi i mëparshëm

Zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur

krimi ekonomik goditi piraterine digitalb paditi hajdutet prokuroria con ne gjyq 5 persona dhe kompanite qe vidhnin te drejtat televizive 68ea7ac5b754e
Lajmi i radhës

Krimi ekonomik goditi piraterinë/ DigitAlb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

Të fundit nga

ShkoLartë