ne mesnate fillon heshtja zgjedhore 69059a8eb9546

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

November 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 tetor – Në mesnatë do të fillojë heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 2 nëntor 2025 në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Të dielën do të votohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Procesin do ta ndjekin 1.569 vëzhgues, vendas e ndërkombëtarë.

Do të zhvillohen rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë, ku teorikisht është e mundur të ndikohet në zgjedhjen e mandateve të këshilltarëve.

Por, të dielën, edhe pse në rrethin e parë nuk zgjodhën kryetarin, nuk do të ketë votime në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe në Mavrovë – Rostushë, pasi në këto komuna nuk është arritur censusi dhe do të duhet të rishpallen zgjedhjet brenda 60 ditësh.

Ndërkaq në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, kryetarët e komunave janë zgjedhur në 44 komuna.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi te henen kryetar i ardhshem i tetoves do jete bilall kasami 6905624e88ea2
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

e shtune e nxehte temperaturat arrijne ne 23 grade celsius 6905a4efc569b
Lajmi i radhës

E shtune e nxehtë, temperaturat arrijnë në 23 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë