VAKSINA KUNDER GRIPIT

Në Maqedoni janë siguruar 80.000 vaksina kundër gripit sezonal

October 3, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë informon se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80.000 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës, si çdo vit, imunizimi kundër gripit do të nisë në gjysmën e dytë të muajit.

“Këtë vit janë siguruar numri më i madh i vaksinave deri më tani për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një vaksinë katërvalente nga prodhuesi i njohur Abot nga Holanda.

Kujtojmë se me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara të popullsisë, si: persona të moshuar mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit, e cila ndihmon në shmangien e formave më të rënda dhe komplikimeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Rruga 5 Maji që mban emrin e ditës së dëshmorëve meriton trajtim të posaçëm! (VIDEO)

mf u pagua transhd0b5d198d0b0 d0b5 re prej 19 4 milione eurosh per perkrahjen e kompanive vendore 68df97f86d735
Lajmi i radhës

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

Të fundit nga

ShkoLartë