KUVEND GAZETA MK

Në kuvendin e RMV-së sot mbahen seanca të tre komisioneve

September 3, 2025
1 minut lexim

Në Kuvend sot duhet të mbajnë seancë Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Propozim-ligji për shkollën e mesme të policisë me procedurë të shkurtuar është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale, në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme mbi banka dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Instrumentet financiare, me procedurë të shkurtuar. Të gjitha këto propozim-ligje do të jenë në rend të ditës së Komisionit ligjvënës-juridik.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po intervistonin nje grua gazetaret palestineze qellohen me arme zjarri nga ushtria izraelite 68b7d74dc86d4
Lajmi i mëparshëm

Po intervistonin një grua, gazetarët palestinezë qëllohen me armë zjarri nga ushtria izraelite

MOTI GAZETA MK
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për sot në mbarë Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë