ne kuvend debat i amandamenteve per ligjet per pune te brendshme dhe per polici 688087eaa7341

Në Kuvend debat i amandamenteve për ligjet për punë të brendshme dhe për polici

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për eurointegrime dhe Komisioni ligjvënës juridik.

Në Komisionin për mbrojtje dhe siguri deputetët do të mbajnë debat të amandamenteve për propozimet e ligjeve për punë të brendshme dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për polici. Për dy ligjet janë parashtruar më shumë amandamente.

Në rend të ditës së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Propozimi i ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për orarin e punës së punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor dhe të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta, të dyja në lexim të parë, janë në rend të ditës së Komisionit për çështje evropiane.

Komisioni ligjvënës-juridiik do ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perkeqesohet shendeti i bruce willis mediat nuk mund te flase me te lexoje apo te ece 68807ec35ce13
Lajmi i mëparshëm

Përkeqësohet shëndeti i Bruce Willis, mediat: Nuk mund të flasë më, të lexojë apo të ecë

zjarri vijon te jete aktiv prej pese ditesh flaket po i afrohen parkut te llogorase terreni i veshtire pengon punen e zjarrfikesve 6880914a8aedc
Lajmi i radhës

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë! Terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë