ne kuader te mpb se formohet njesia e pare e specializuar e sigurise kibernetike 687a60c6c5539

Në kuadër të MPB-së formohet njësia e parë e specializuar e sigurisë kibernetike

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – Njësi e re e specializuar e sigurisë kibernetike është formua pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen dhe monitorimin gjithëpërfshirës të sistemeve të informacionit të Ministrisë së Punëve të  Brendshme, do të kryejë analiza të vazhdueshme dhe zbulimin në kohë të kërcënimeve kibernetike, do të kryejë instalimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sigurisë së infrastrukturës së IT-së së ministrisë.

“Kjo njësi do të jetë një shtyllë kyçe në mbrojtjen e sovranitetit digjital të MPB-së si institucion që menaxhon vëllimin më të madh dhe më të ndjeshëm të të dhënave personale të qytetarëve të vendit. Siguria e këtyre sistemeve është çështje jo vetëm e kapacitetit institucional, por edhe e stabilitetit të shtetit dhe besimit të qytetarëve. Të gjitha aktivitetet e njësisë së sapokrijuar synojnë avancimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës së brendshme të IT-së të vetë Ministrisë, me fokus ekskluzivisht në mbrojtjen e sistemeve të saj të informacionit. Për herë të parë, Ministria ka blerë pajisje moderne teknike dhe softuerike për monitorimin proaktiv, zbulimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike, duke hedhur kështu themelet për mbrojtje sistemike dhe afatgjatë”, theksoi ministri Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, me këtë iniciativë, Ministria e Punëve të Brendshme vendos një standard të ri të mbrojtjes kibernetike, që nënkupton një mburojë sigurie moderne, të qëndrueshme dhe të fuqishme që përmbush sfidat e sotme dhe siguron besimin publik se të dhënat e qytetarëve gëzojnë mbrojtje të lartë.

large

Gjithashtu sot, Ministri Toshkovski, së bashku me dekanin e Fakultetit të Shkencave  Informatike dhe të Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI), Prof. Dr. Boro Jakimovski, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit.

Qëllimi është shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe edukimit, si dhe promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i kuadrit në fushat ku të dy institucionet kanë interesa të përbashkëta. Ky bashkëpunim paraqet një hap tjetër drejt forcimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të MPB-së dhe mbështetjes së transformimit digjital të institucionit, me qëllimin përfundimtar – shërbime më të mira dhe më të shpejta për qytetarët.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami 300 milione euro investime per komunat shqiptare po e permbysim padrejtesine historike 687a5bdc4d2c1
Lajmi i mëparshëm

Kasami: 300 milionë euro investime për komunat shqiptare – po e përmbysim padrejtësinë historike!

takimi maratone me perfaqesues te teknologjise rama kritika sektorit privat dhe bankave jane te prapambetura 687a6a61e89f9
Lajmi i radhës

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë