ne koder te diellit 31 centimetra bore me se shumti shi ne krusheve oher dhe pretor 695f6cfcf201f

Në Kodër të Diellit 31 centimetra borë, më së shumti shi në Krushevë, Ohër dhe Pretor

January 8, 2026
1 minut lexim

Shkup, 8 janar  – Temperaturë më e ulët sot në mëngjes në orën 7 është matur në Kodër të Diellit, -4 gradë, ku ka edhe shtresë të borës prej 31 centimetra. 

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Krushevë, 55 litra në metër katrorë, pas çka vijojnë me 52 Ohri, 48 Pretori, 39 Hanet e Mavrovës, 35 Pozharani, 34 Kriva Pallanka, 32 Manastiri, 31 Tetova, 24 Prilepi, Topollçani, 23 Kodra e Diellit, 19 Berova, 16 Shtipi, Vinica, Strumica, 15 Velesi, 14 Shkupi – Zajçev Rid, 13 Gjurishta, 12 Shkupi – Petrovec, Pozhari – Radovishi, 8 Kavadarci, 6 Demir Kapia, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Në Kumanovë janë matur -3 gradë, në Shkup-Petrovec, Shkup- Zajçev Rid dhe Hanet e Mavrovës, -1, Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë, 0, Tetovë, Ohër dhe Vinicë 1, Pretor dhe Kavadarci, 2, Demir Kapi, 3, Prilep dhe Berovë, 4, Manastir dhe Strumicë, 5, Gjevgjeli, 7. 

Shtresë bore prej dy centimetra ka në Kriva Pallankë. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor mbi 60 kilometra në orë. 

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 8 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme  të borës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e lini dorezen e rubinetit ne mes ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar 695f683273809
Lajmi i mëparshëm

E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar

rruge te bllokuara dhe ngrica pezullohet mesimi ne tre fshatra ne kukes 695f7ae6ccafc
Lajmi i radhës

Rrugë të bllokuara dhe ngrica, pezullohet mësimi në tre fshatra në Kukës

Të fundit nga

VLEN: Llaskarca merr frymë të re

Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë