ne kocan u protestua serish per tragjedine ne pulse 68a217fec632d

Në Koçan u protestua sërish për tragjedinë në “Pulse”

August 17, 2025
1 minut lexim

Koçan, 17 gusht – Në qendër të Koçanit është mbajtur sërish marshi i familjarëve të cilët humbën familjarët e tyre në tragjedinë e ndodhur në diskotekën “Pulse”.

Ata kërkuan drejtësi për viktimat, duke shtuar se dhimbja e tyre është ende e freskët.

Prindërit akuzuan policinë se po përpiqej të sabotonte protestën e tyre, duke ndaluar qytetarë që kishin ardhur nga qytete të tjera për të marrë pjesë në protestë me makina, duke i ndaluar ata pa nevojë për rreth 20 minuta në hyrje të Koçanit dhe duke vënë në dyshim identitetin e tyre.

“Duhet të ketë drejtësi për ata engjëj. Policia ka ndaluar njerëz që janë organizuar të vijnë nga qytetet e tjera, ata I kanë ndaluar për 20 minuta duke kërkuar dokumentet e tyre personale. Në mes këtyre njerëzve nuk ka kriminelë, ka vetëm njerëz me zemër”, tha një prind.

Nga MPB thanë se asnjë qytetari nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në protestën në Koçan.

“Ministria e Punëve të Brendshme i demanton dezinformatat e publikuara në disa portale dhe rrjete sociale, sipas të cilave policia dje (16.08.2025) gjoja nuk ka lejuar hyrjen e qytetarëve në Koçan, të cilët kanë dashur të marrin pjesë në protestën “Marshi i engjëjve”. Përkundrazi, asnjë qytetar nuk është penguar të hyjë në Koçan”, kanë deklaruar nga MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

europa ne krah te zelenskyt trump planifikon takim trepalesh me putin presidenti ukrainas takon von der leyen 68a2168b0e560
Lajmi i mëparshëm

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

perkujtohet masakra e qafes se valmirit 68a2199c4b0bb
Lajmi i radhës

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

Të fundit nga

Mesfushori i Juventusit kërkohet nga Barcelona

Shumë herë i kritikuar nga tifozët dhe mediet për perfomancat e tij, Manuel Locatelli mund të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme. Kapiteni aktual i bardhezinjve ka përfunduar në radarin e
ShkoLartë