ne kerkim per armembajtje pa leje dhe prishje te qetesise publike pranga 50 vjecarit ne durres 68c42324392a5

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

September 12, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi, 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Durrësit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:

N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria e kosoves reagon pas pezullimit te dialogut nga shba 68c42280e8dfc
Lajmi i mëparshëm

Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut nga SHBA

trump konfirmon arrestimin e te dyshuarit per vrasjen e kirk kerkon denim me vdekje 68c4239568027
Lajmi i radhës

Trump konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Kirk, kërkon dënim me vdekje

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë