ne kerkim nga gjermania arrestohet ne morine shtetasi serb po tentonte te hynte ne shqiperi 68b6d8033a87d

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

September 2, 2025
1 minut lexim

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonte të hynte në Shqipëri.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.S., 55 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime të rënda ekonomike.

Ndaj shtetasit serb, autoritetet gjermane kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Njoftimi:

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trepca nis procesin e lirimit te pronave ne zonen kadastrale ne hajvali vlera mbi 23 milione euro 68b6d761c63f7
Lajmi i mëparshëm

Trepça nis procesin e lirimit të pronave në Zonën Kadastrale në Hajvali – vlera mbi 23 milionë euro

si te mbroheni nga mashtrimi ne whatsapp qe vjedh identitetin tuaj dhe u kerkon para kontakteve 68b6d82de101f
Lajmi i radhës

Si të mbroheni nga mashtrimi në WhatsApp që vjedh identitetin tuaj dhe u kërkon para kontakteve

Të fundit nga

ShkoLartë