ne kerkim nderkombetar per trafikim te lendeve narkotike anetari i grupit kriminal arrestohet ne shkoder pritet ekstradimi ne itali 6874cfda070dd

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, anëtari i grupit kriminal arrestohet në Shkodër, pritet ekstradimi në Itali

July 14, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit- Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”.

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Endrit Feraru alias Endrit Cufi., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb ndalohen tre shofere voziten ne gjendje te dehur dhe shkaktuan aksidente 6874c67a10523
Lajmi i mëparshëm

MPB: Ndalohen tre shoferë, vozitën në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente

mbreti sinner mediat italiane i bejne jehone suksesit historik te tenistit italian jannik sinner realizova endrren time 6874d0517623c
Lajmi i radhës

“Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

Të fundit nga

ShkoLartë