Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar.
I riu kërkohej nga autoritetet britanike, të cilat i kishin caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. M., 27 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 27-vjeçarit, në Mbretëri të Bashkuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


