ne kerkim nderkombetar nga autoritetet e kosoves pranga 24 vjecarit ne kukes pritet ekstradimi 693fd7e41a1a0

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, pranga 24-vjeçarit në Kukës, pritet ekstradimi

December 15, 2025
1 minut lexim

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Kukës.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:

S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj denon sulmin terrorist shqiperia ne solidaritet te plote me australine 693fd6d4ad4cd
Lajmi i mëparshëm

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

opozita tradicionale nuk ka ndryshuar familja e veprimtarit haki imeri fton qytetaret te votojne per lvv
Lajmi i radhës

“Opozita tradicionale nuk ka ndryshuar” / Familja e veprimtarit Haki Imeri fton qytetarët të votojnë për LVV – GUXO

Të fundit nga

ShkoLartë