ne gjendje te rende dhe e intubuar 17 vjecarja nga vlora mberrin tek trauma 6875405843b50

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja nga Vlora mbërrin tek Trauma

July 14, 2025
1 minut lexim

17-vjeçarja e cila u dërgua e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, është dërguar në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e intubuar. Policia e Vlorës ka shoqëruar të atin e saj për ta marrë në pyetje lidhur me ngjarjen pasi ka qenë ai i pari që e ka shoqëruar në spital dhe për të mësuar se ku e ka gjetur vajza armën duke mos e lejuar ta shoqërojë atë drejt Tiranës.

Ai është shoqëruar me forcë nga policia pasi ka kundërshtuar duke u thënë se donte të shoqëronte vajzën drejt Tiranës, ndërsa efektivët të komanduar dhe nga Drejtori i Policisë së Vlorës e kanë futur në makinë.

Nga informacione paraprake dyshohet se 17-vjeçarja mund të jetë vetëplagosur, por gjithçka do të konfirmohet nga hetimet e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski ne fund te veres pres qe te leshojme edhe nje pjese te autostrades kercove oher pjesa nga klimeshtani deri ne oher 687536f752028
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër

flet njeri nga personat me trup te shkurter per trajtimin qe iu be ne festen e lamine yamal 687540cfa9bda
Lajmi i radhës

Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që iu bë në festën e Lamine Yamal

Të fundit nga

ShkoLartë