KADRI BRUTI

Në formë të jashtëzakonshme tek FC SHKUPI, pse FFM nuk e sheh golashënuesin Kadri Bruti!?

March 10, 2026
1 minut lexim

Edhe pse në kampionatin vendor ka futbollistë të rinj që po tregojnë formë të jashtëzakonshme, shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten jashtë radarit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Kjo ka ngritur pikëpyetje në opinionin sportiv, pse Federata e Futbollit nuk u jep hapësirë talenteve që po dëshmojnë veten në terren?

Një nga rastet që po tërheq vëmendje është ai i Kadri Brutit, sulmues i FC SHKUPIT, i cili pavarësisht performancës së tij mbresëlënëse ende nuk ka marrë një ftesë nga ekipi nacional i RMV-së.

Bruti, futbollist i gjeneratës 2007, vetëm 18 vjeç, luan rregullisht me ekipin e parë të FC SHKUPIT. Në vetëm gjysmë sezoni ai ka arritur të realizojë 14 gola, statistikë që për shumë analistë sportivë e vendos atë mes sulmuesve më produktivë të rinj në ligë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave dhe formës së mirë, emri i tij vazhdon të mungojë në listat e përfaqësueses.

Kjo ngre pyetjen, çfarë duhet të bëjë më shumë një futbollist i ri për të merituar një ftesë nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe a rrezikon vendi të humbasë talente që në të ardhmen mund të zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera?

Tifozët dhe njohësit e futbollit presin përgjigje nga Federata, ndërsa talentet e reja vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre në fushën e lojës.

Burimi: Sportblic.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kercenimet nga raketat iraniane gjermania siguron mbeshtetje per qipron nese keni nevoje per ne do te jemi aty 69affe2da176e
Lajmi i mëparshëm

Kërcënimet nga raketat iraniane, Gjermania siguron mbështetje për Qipron: Nëse keni nevojë për ne, do të jemi aty!

ushtronin prostitucion ne nje banese te marre me qira arrestohen dy rumunet ne fier 69afffd0a0cab
Lajmi i radhës

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, arrestohen dy rumunet në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë