ne fier jane rreth 120 hektare nen uje baci qytetaret kane disa dite pa uje 69288c55e6602

“Në Fier janë rreth 120 hektarë nën ujë”/ Baçi: Qytetarët kanë disa ditë pa ujë

November 27, 2025
min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi deklaroi se në Bashkinë e Fierit mund të jenë rreth 120 hektarë nën ujë dhe këto përmbytje kanë sjellë problematika të mëdha me infrastrukturën dhe ujin e pijshëm.

Baçi deklaroi se nëse do të kishtë pasur investime në pastrimin e kanaleve kulluese nuk do të kishte përmbytje.

“Flasim për hektarët, hektarë të tërë mund të jenë rreth 120 hektarë në bashkinë e Fierit, rreth 80 hektarë janë vetëm në Çerven, plus pastaj mos të harrojmë asnjëherë që këto përmbytje të këtyre tokave dhe rrugëve gjithandej, kanë sjellë një problematikë shumë të madhe që ka qenë në vazhdimësi, por tashmë është shumë e theksuar, ujin e pijshëm në qytetin e Fierit.

Është një problem i vërtetë dhe një katastrofë e vërtetë. Jo vetëm që ka ditë të tëra që fierakët rrinë pa ujë në shtëpitë e tyre, ditën apo natën, apo duke ardhur nga dy-tre orë, por tashmë vjen edhe me llum, baltë dhe ujë i turbullt që nuk përdoret për asnjë gjë, përveç se të bën më shumë të ndotë lavamanin sesa përdoret për të, për të kryer shërbimet e domosdoshme të një familje. Absolutisht shanse zero për gatim, po as për shpëlarje nuk bën më. Pra, parë në këtë këndvështrim, nuk kemi asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Këtu absolutisht ka disa formalitete që kanë vajtur tek këto serat e përmbytura apo tokat e përmbytura tek fermerët dhe çuditshëm, madje kanë vajtur nga reagimi që kam parë në rrjetet sociale që unë kam denoncuar gjatë këtyre ditëve, për hir të së vërtetës dhe e kam patur shumë të lehtë dhe konkrete për arsye se kam telefonata të shumta nga shumë fermerë, nga shumë banorë, që më thonë që hajde ta shikosh dhe shpeshherë dhe pa vajtur unë aty, që të jemi i sinqertë, duke qenë që kam qenë në lëvizje, më ka nisur videot e tyre, nga vendi ku kanë qenë, duke folur vetë fermerët, duke u prezantuar edhe vetë që nuk janë video, filmime fallco, por janë duke prezantuar fermeri vetë se kush është problemi. Pra parë në këtë këndvështrim,

Shkojnë pasi përmbytet.

Në qoftë se do të ishte investuar gjatë gjithë këtyre viteve, do të kishte pastrim të kanaleve kullues, pastrim të kanaleve vaditës, kanalizimet e rrugëve që çojnë për tek të mbjellat, tek arat ku të ketë zhbllokime të, të ujërave, nuk do të kishte dhe përmbytje. Por nuk investohet në këtë drejtim, nuk subvencionohen fermerët në asnjë lloj drejtimi, ndodhin përmbytjet”, tha Baçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Çmimi më i lartë i një apartamenti në Shkup arriti në 3,070 euro për metër katror

manuel neuer drejt largimit 69288cb3b47b5
Lajmi i radhës

Manuel Neuer drejt largimit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë