Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai tha se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca. Sipas Andonit një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.
“Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rendësishme të vendit.Një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor moral dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.Kodi i ri Penal do të jet fat për artin”, tha ai.
Gjatë fjalës në studio, analisti Andoni u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend dhe situata në opozitë. Andoni theksoi se opozita për momentin është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie. Më tej ai shtoi se dhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara për situatën në të cilën ajo ndodhet.
“Opozita është akoma e pa mbledhur dhe e fjetur.Për momentin asgjë nuk do ndodhë me PD, nuk shikoj ambicie. Për situatën në PD, duhet të bëhen analiza të thelluara.Krimi zgjedhor është shumë i madh, duhet të goditej”, përfundoi Andoni
Burimi: botasot.info


