ne disa vende u vendosen pajisjet qe do te matin zhurmen 6930ab8f175dc

Në disa vende u vendosën pajisjet që do të matin zhurmën

December 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 dhjetor – Komuna Qendër në Shkup ka nisur zbatimin e një sistemi inteligjent për matjen dhe mbikëqyrjen e zhurmës në zonat më problematike, ku qytetarët kanë paraqitur më shumë ankesa – përreth lokaleve të gastronomisë, rrugëve me qarkullim të dendur dhe hapësirave publike, përcjell TV21. Sistemi i ri mundëson matje të vazhdueshme të nivelit të zhurmës në kohë reale dhe dërgon alarm sa herë që tejkalohet limiti i lejuar.

Deri tani janë instaluar 19 pajisje në disa lokacione në Debar Maallo, në rrugët Orce Nikollov, Miroslav Krlezha dhe Oton Zhupançiç, si edhe në zonat Boemska 1 dhe Boemska 2.

Kryetari i Komunës, Goran Gerasimovski, theksoi se vendosja e 30 njësive matëse ka nisur sipas programit të premtuar.

“Sensorët do të monitorojnë vazhdimisht zhurmën dhe do të alarmojnë kur të tejkalohet niveli i lejuar. Kjo na mundëson të identifikojmë pikat më kritike dhe u siguron inspektorëve tanë material për veprim”, deklaroi ai.

Deri në fund të vitit pritet të instalohen pajisje të reja në rrugën Leninova, në lagjet Kapishtec dhe Bunjakovec, në Kej “13 Nëntori”, pranë Stacionit të Vjetër të Trenit dhe në zonën e Kalasë, duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e matjes.

Nga Komuna sqarojnë se kjo është vetëm faza e parë e projektit, i cili do të vazhdojë me vendosje shtesë të pajisjeve dhe përmirësim të softuerit për monitorimin e decibelëve, me qëllim uljen e zhurmës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në mjedisin urban.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mash ne shkollat fillore dhe te mesme jane te angazhuar 1430 asistente arsimore 6930a47522cea
Lajmi i mëparshëm

MASH: Në shkollat fillore dhe të mesme janë të angazhuar 1430 asistentë arsimorë

karteli i troplineve merr bregdetin berisha emerimi i beqajt deshmon fuqine e krimit ne vendimarrje 6930ad9a2f011
Lajmi i radhës

“Karteli i Troplinëve merr bregdetin”/ Berisha: Emërimi i Beqajt dëshmon fuqinë e krimit në vendimarrje

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë