ne aksion ia kerkojne motren per martese adelina me pergjigje epike 6938a012029d4

‘Në aksion’, ia kërkojnë motrën për martesë, Adelina me përgjigje epike

December 10, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen e fansave me reagimin e saj tejet komik pas një kërkese të papritur.

Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka surprizuar Adelinën me një mesazh që shkonte përtej kërkesave të zakonshme për postime.

Një ndjekës i shkruan: “Postime me Dianën duam më shpesh, ke një motër që e kisha martu me ma dhanë.”

Adelina, e njohur për natyrën e saj të hapur dhe humoristike, e ka shpërndarë mesazhin, por përgjigja e saj ishte ajo që mori të gjithë vëmendjen.

Këngëtarja e ka shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Dianën, duke e etiketuar: “Diana në aksion” dhe poshtë saj ka shkruar prerazi:

“S’e jap Dianën!”

Ky reagim jo vetëm që shërbeu si një përgjigje humoristike ndaj kërkesës për martesë, por edhe theksoi se motrat Tahiri janë një dyshe që nuk kalojnë pa u vënë re.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 10 dhjetor 69389eeec6c4b
Lajmi i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 10 dhjetor

i vendoset tritol biznesit ne shkoder vetem deme materiale 6938b2c0574af
Lajmi i radhës

I vendoset tritol biznesit në Shkodër, vetëm dëme materiale

Të fundit nga

ShkoLartë