ne 24 oret e fundit jane regjistruar mbi 60 vatra zjarri jane lenduar 18 persona ndersa 6 jane hospitalizuar 687005f5c55e1

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 60 vatra zjarri/ Janë lënduar 18 persona, ndërsa 6 janë hospitalizuar

July 10, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë detektuar 63 vatra zjarri, duke u bërë vendi i parë më i rrezikuar nga zjarret në rajon. Pjesa më e madhe e zjarreve aktive ishte në Shkup, Kriva Pallankë dhe Dojran. Për neutralizimin e tyre deri në orët e vona të mbrëmjes u angazhuan zjarrfikës, policë, ushtarë, vullnetarë dhe banorë lokalë. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se janë ndërmarrë disa masa parandaluese.

“Janë shtuar kontrollet e policisë, duke përfshirë edhe policë civil nëpër vende ku ka rrezik për zjarre. Besoni se kjo po jep efektin e saj. Vetëm sot kushtet janë sikur dje, kemi erë të fortë, bari është i thatë edhe pse temperatura është më e ulët, por ja sot, deri tani numri i zjarreve është dukshëm më i ulët. Besoj se angazhimi parandalues i policisë, policisë pyjore dhe gjithë të tjerëve përmes lëvizjeve nëpër mal dhe alarmit për kujdes, po japin efektin parandalues”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov shtoi se ditëve në vijim, Njësia e Zjarrfikësve të Maqedonisë do të pajiset me mjete të reja, përkatësisht automjetet e ushtrisë dhe policisë do të adaptohen për luftë kundër zjarreve posaçërisht nëpër terrene të vështira.

“Pinzgauerët që i kemi janë 18 prej tyre, presim edhe 5 të bëhet gati, do të jenë një ndihmë e madhe për këtë verë. Zjarret këtë vit nisën më herët se kur e pritëm”, tha Stojançe Angellov, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në 24 orët e fundit linja emergjente 112 ka pranuar mbi 4 mijë thirrje. 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për vështirësi në frymëmarrje shkaku i tymit, ndërsa 6 janë hospitalizuar. Për neutralizimin e zjarrit në Dojran, Greqia ka dërguar dy ekipe të zjarrfikësve. /Alsat.mk

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

charlize theron po e shijoj seksin sic nuk e kam shijuar kurre ne te 20 at apo 30 at e mia 687003d8c20bf
Lajmi i mëparshëm

Charlize Theron: “Po e shijoj seksin siç nuk e kam shijuar kurrë në të 20-at apo 30-at e mia”

ibrahimi gjimnazi sami frashri kampusi universitar nene tereza shkolla ne cashke shkolla ne nerove jane fakt i qeverisjes tone 68700813da98d
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Gjimnazi “Sami Frashri”, kampusi universitar “Nënë Tereza”, shkolla në Çashkë, shkolla në Nerovë janë fakt i qeverisjes tonë

Të fundit nga

ShkoLartë