11
Shkup, 24 janar – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje i ka dërguar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë nominimet, përkatësisht emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë dhe do të marrin pjesë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të angazhohet në përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor. Këtë e ka konfirmuar për TVM2, kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi. Deri në këto momente ende nuk janë bërë të ditur emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në këtë grup punues.
“Në bazë të kërkesës, dje Ministrisë i janë dorëzuar propozimet nga koordinatorët e grupeve parlamentare, si dhe nga deputetët që nuk janë të organizuar në grupe deputetësh”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Kryeparlamentarit Afrim Gashi për TVM2.
Ditë më herë numri i “një” i drejtësisë Igor Fillkov u ankua se Ministria e Drejtësisë ka dërguar dy shkresa radhazi në Kuvend, me kërkesë që të nominohen nga dy përfaqësues të partive parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, por deri më ditën e djeshme teksa është mbajtur pres konferenca e tij, nuk kishin marrë përgjigje. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë qenë një dëshirë e kahmotshme e partive politike. Që nga miratimi i tij e deri më sot, Kodi aktual Zgjedhor ka pësuar rreth 40 ndryshime, të cilat, për shkak të qasjes parciale, kanë krijuar mospërputhje dhe mungesë koherence në të gjithë ligjin, tha Fillkov.
Përfaqësuesit e partive politike gjatë kësaj periudhe kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me atë nëse Maqedonia duhet të ketë një, tre, gjashtë apo tetë njësi zgjedhore. Sipas Fillkovit, për miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore është i domosdoshëm konsensusi politik i të gjitha partive.
Burimi: zhurnal.mk



