ndryshimet ne kodin penal pengese per spak un bashkepunetoret qe duan te rrefejne korrupsionin ne tendera nuk marrin dot statusin e te penduarit 6973cf0349165

Ndryshimet në Kodin Penal pengesë për SPAK-un, bashkëpunëtorët që duan të rrëfejnë korrupsionin në tendera nuk marrin dot statusin e të penduarit

January 23, 2026
1 minut lexim

Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit.

Kjo sepse, me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash. Aktualisht, të penduarit rrëfehen për krimet më të rënda, duke nisur nga organizatat kriminale, terroriste, bandat dhe krimet e lidhura me to.

Por janë lënë jashtë lidhjes së marrëveshjes për t’u penduar një seri veprash të tjera që nuk kanë marzh dënimi më të lartë se 7 vite burgim, që do të thotë se mes tyre është edhe shkelja e barazisë në tendera.

Aktualisht janë 13 të penduar që mbahen aty ku ka qenë 41-bissi. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, dy të tjerë në fushën e trafikut të narkotikëve janë ende nën proces.

Si referencë në këtë janë sjellë standardet ndërkombëtare.

Deri më sot, drejtësia nuk ka penduar asnjë zyrtar të penduar në fushën e korrupsionit, por vetëm për krim të organizuar dhe vrasje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berat perplasen dy makina plagoset cifti i bashkeshorteve transportohen ne spital 6973cdf579031
Lajmi i mëparshëm

Berat/ Përplasen dy makina plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

fmn inteligjenca artificiale do ta godase tregun e punes si cunami te rinjte do preken me rende 6973cf2e938b4
Lajmi i radhës

FMN: Inteligjenca artificiale do ta godasë tregun e punës si cunami, të rinjtë do preken më rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë