ndryshime ne kodin penal ne shqiperi denime deri ne 30 vjet burg per zjarrvenesit 68c0ba6d9ed5e

Ndryshime në Kodin Penal në Shqipëri: Dënime deri në 30 vjet burg për zjarrvënësit

September 10, 2025
1 minut lexim

Në Kodin Penal të Shqipërisë janë propozuar ndryshime të rëndësishme në nenin 206/a, që ka të bëjë me shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

Me amendamentet e reja parashihen dënime më të ashpra për zjarrvënësit, sidomos në rastet kur zjarri shkakton pasoja të mëdha materiale, mjedisore apo rrezikon jetën e njerëzve.

Aktualisht, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 5 deri në 20 vjet burgim, në varësi të shkallës së dëmit.

Por sipas ndryshimeve të reja, dënimi maksimal mund të arrijë deri në 30 vjet burg, në rastet kur zjarri i shkaktuar cenon rëndë trashëgiminë kulturore, zonat e mbrojtura, ose kur rrezikon jetën e njerëzve dhe pronën publike apo private.

Në veçanti, ndryshimi i nenit 206/a përcakton se zjarrvënësit që shkaktojnë dëme në terrene të vështira për t’u shuar ose pranë vendbanimeve do të dënohen me burgim nga 5 deri në 8 vjet.

Nëse vepra kryhet në zonat e mbrojtura ose prek trashëgiminë kulturore, dënimi shkon nga 5 deri në 10 vjet.

Rastet më të rënda, ku zjarri sjell pasoja të rënda për jetën e njerëzve apo shkakton dëme të mëdha e të qëllimshme, do të ndëshkohen me minimum 10 vjet dhe deri në 30 vjet burgim.

Me këto ndryshime, autoritetet synojnë të frenojnë fenomenin e zjarreve të qëllimshme, të cilat shpesh kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në pyje, mjedis dhe pronë publike e private, raporton tch.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cairi motori qe ndez fitoren e vlen it 68c0abb970e01
Lajmi i mëparshëm

Çairi, motori që ndez fitoren e VLEN-it

media serbe shqiptaret kapercejne serbine 68c0ba93d0ced
Lajmi i radhës

Media serbe: Shqiptarët kapërcejnë Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë