ndryshime ne burgun e drenoves pas kontrolleve ne qeline e laert

Ndryshime në burgun e Drenovës pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut!

July 6, 2025
1 minut lexim

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës.

Emërimi vjen një ditë pas shkarkimi të drejtorit të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho.

Burime për News 24 bëjnë me dije se  drejtori i ri është emëruar Lorent Nake.

Dje u shkarkua gjithashtu edhe shefi i policisë së IEVP Drenovë, i cili raportohet se është në ndjekje penale. Në vend të tij është emëruar Artan Koçibelli.

Shkarkimet vijnë vetëm pak ditë pas aksionit të kryer në burgun e Drenovës, ku u gjetën katër telefona celularë, të llojit iPhone.

Kujtojmë se javën e kaluar gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës u kap me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.

Kontrolli u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB), i cili sinjalizoi për praninë e një pajisjeje të paligjshme në qelinë e Haxhiut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi  Haxhiun me burgim të përjetshëm më 24 prill 2024 për “vrasje me paramendim”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “gruppe kriminale”, dhe “armëmbajtje pa leje”.

Haxhiu u përfshi në atentatin ku u vranë dy persona (Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha), ndërsa u plagosën të tjerë, duke tentuar të vrisnin Xhulio Shkurtin, nipin e liderit të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

svecla numri nga i cili u be kercenimi me bombe eshte i lidhur me kriminelin ratko mladiq 686aa3e02b12e
Lajmi i mëparshëm

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

sulmuesi braktis partizanit para kupave te europes 686ab4bf790ae
Lajmi i radhës

Sulmuesi “braktis” Partizanit para Kupave të Europës

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë