1
Shkup, 17 dhjetor – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot njoftoi se është vënë në funksion ueb portali i ri për cilësinë e ajrit, i cili mund të ketë qasje përmes adresës ekzistuese https://air.moepp.gov.mk.
“Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, ashtu si edhe më parë, mund t’i shihni në kohë reale. Risi është fakti se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin evropian të cilësisë së ajrit që ka filluar të zbatohet më 4 korrik 2025. Ueb faqja e internetit ka performancë të përmirësuar, analiza më të përmirësuara në pjesën e tejkalimit të vlerave kufitare gjatë vitit aktual, si dhe analiza vjetore për vitet e mëparshme”, theksojnë nga Ministria.
Gjithashtu, siç shtojnë nga MMPH-ja, është lëshuar edhe një aplikacion për shfaqjen e të dhënave mbi cilësinë e ajrit për Android dhe iOS, ku linqet për shkarkim mund të gjenden në faqen e internetit.
Burimi: zhurnal.mk


