ndikimi rus e serb pengon rrugen e malit te zi drejt be se 69aee47cd8c53

​Ndikimi rus e serb pengon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

March 9, 2026
min lexim

Në Malin e Zi aktualisht problemi më i madh është ai i sigurisë, paralajmëron anëtari i Parlamentit Evropian Tomislav Sokol, i cili pohon se ky grup politik, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë dhe Serbinë, po bëhet një faktor shqetësues në rrugën e Malit të Zi drejt BE-së.

Me më pak se dhjetë përqind të mbështetjes së elektoratit, demokratët sot kontrollojnë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Departamentin e Policisë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, shkruan vijesti.ba, transmeton KosovaPress.

Analisti politik Danillo Kaleziq thotë se thotë se fronti demokratik në Mal të Zi, lidhet me Rusinë përmes Beogradit, ndërsa demokratët përmes Kishës Shtetërore të Serbisë.

Për shkak të rolit të tij në miratimin e rezolutës mbi gjenocidin në Jasenovac, por edhe për shkak të lidhjeve ruse të përmendura nga deputeti Sokol, që nga qershori 2024, kreu i asaj partie dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Aleksa Beçiq, është person non grata në Kroaci.

“Pjesë e koalicionit qeverisës në Podgoricë – Demokratët e Beçiqit, Tomislav Sokol i sheh me të drejtë si eksponentë kryesorë të Rusisë në Mal të Zi. Ajo që është Aleksandar Vulin në Serbi, është Aleksa Beçiq në Mal të Zi”, thotë Kaleziq.

Ndryshe nga pjesa e shumicës qeverisëse pro-serbe (ish-Fronti Demokratik), që lidhjen me Rusinë e realizon përmes Beogradit zyrtar, demokratët, sipas Kaleziq për Vijesti.ba, kontaktin me strukturat informative dhe para-informative ruse e kryejnë përmes Kishës së Serbisë.

“Megjithëse Abazoviq nuk luan më një rol kryesor, por një rol dytësor, edhe pse lufton për të rikthyer vëmendjen mbi vete, pjesa malazeze e spektrit politik duhet ta marrë shumë seriozisht atë që ai thotë dhe paralajmëron. Kur ai paralajmëron ‘super finalen’, Abazoviq dhe të ngjashëm me të, presin, kërkojnë, shpresojnë jo për ndjekje penale, por për arrestimin e kundërshtarëve politikë. Sepse, kur flasim për ndjekje penale, po flasim për përfundimin penal-juridik të një procesi, për të cilin Abazoviq dhe regjimi nuk janë të interesuar; ata janë të interesuar vetëm për arrestimin dhe burgosjen e ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Fotografia e Gjukanoviqit me pranga do të ishte kurora e fushatës për kriminalizimin e pavarësisë së Malit të Zi dhe, në një nivel simbolik, fillimi i shembjes së Malit të Zi të pavarur dhe sovran”, thotë Kaleziq.

Sipas tij, midis demokratëve nuk ka fraksione, grupe apo individë që kundërshtojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të Moskës. “Përkundrazi; një union i tillë është parë vetëm në sisteme autoritare, të kontrolluara rreptësisht politikisht. Fakti që partia e Beçiqit sot kontrollon të gjithë sektorin e sigurisë, duket se nuk i pengon partnerit të saj më të madh në koalicion, Lëvizjes Evropa Tani (PES) të kryeministrit Milojko Spajiq, deputetët e të cilit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të Brukselit, sapo kanë mbështetur ligjin antidemokratik për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, i cili nga ministri i brendshëm bën një ministër-ekzekutor famëkeq të Stalinit, Lavrentij Beria”, thotë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

malisheva mposht prishtinen fitojne edhe llapi e gjilani 69aee3c8eb4de
Lajmi i mëparshëm

Malisheva mposht Prishtinën, fitojnë edhe Llapi e Gjilani

raporti vjetor i spak ne 2025 u sekuestruan mbi 45 milione euro 69aee620eb6aa
Lajmi i radhës

Raporti vjetor i SPAK/ Në 2025 u sekuestruan mbi 45 milionë euro

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë