ndihmessekretari i shtetit do te qendroje per vizite ne kosove 686f522e6c29b

​Ndihmëssekretari i Shtetit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë

July 10, 2025
1 minut lexim

Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do të zhvillojë vizita në Kosovë, Serbi dhe Bonjë e Hercegovinë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social X.

“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.

Më herët të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington.

Osmani ka shkruar se ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton KosovaPress.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Ajo më tej ka shkruar se “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi i dates 10 korrik 2025 686f3ef595d19
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi i datës 10 korrik 2025

shkencetaret pohojne ngasja me dinamike e veturave elektrike ndihmon ne kursimin e baterise 686f52e086aae
Lajmi i radhës

Shkencëtarët pohojnë: Ngasja më dinamike e veturave elektrike ndihmon në kursimin e baterisë!

Të fundit nga

ShkoLartë