ndezin zjarr ne pyll kapet ne flagrance 26 vjecari procedohet penalisht babai i tij 68a88eb59bde7

​Ndezin zjarr në pyll, kapet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij

August 22, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit në Gramsh ka arrestuar shtetasin F. S., 26-vjeç dhe referuan materialet në prokurori për procedimin penal ndaj shtetasit R. S. (70), babai i F. S., pasi kishin ndezur një zjarr në Bersnik të Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi banesat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, raporton KosovaPress.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të pa ligjshmërive, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

regjistri i mediave per zgjedhjet lokale 2025 miratuar nga kshz 68a8855a0b67c
Lajmi i mëparshëm

“Regjistri i mediave për zgjedhjet lokale 2025 miratuar nga KSHZ”

plagosja e 28 vjecarit prangoset nje shtetas shpallet ne kerkim nje tjeter 68a88eba3903c
Lajmi i radhës

​Plagosja e 28-vjeçarit, prangoset një shtetas – shpallet në kërkim një tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë